Skandal në Parlamentin e Maqedonisë: I punësuari me thikë i kërcënohet koleges së tij!

Një i punësuar në shërbimin teknik të Parlamentit të Maqedonisë, me thikë i është kërcënuar koleges së tij se do ta mbysë.

Incidenti ka ndodhur dje, kur e punësuara në Kuvendin e Maqedonisë ka kërkuar ndihmë policore pasi se personi me iniciale D.T që ka qenë edhe koleg i sa ka hyrë në zyre në të cilën ka qenë prezente kolegia e tij M.M dhe ka filluar mosmarrëveshja. Në një moment ai ka hequr thikën dhe ia ka vendusur koleges së tij në pjesë të ndjeshme të trupit dhe i ka thënë që të dalin jashtë së bashku me të që të “merren vesh”.

Pasi që kolegia e tij ka refuzuar që të dalin jashtë, ai ia ka vënë thikën në qafë, kurse M.M ka thirrur në telefon ndihmë nga sigurimi i parlamentit. Ai ka tentuar që ta pengojë, por në një moment ka ikur nga zyrja duke thirrur ndihmë. Nga Ministria për punë të brendhsme thojnë se janë duke bërë hetuesi të detajuar në lidhje me rastin në fjalë./albtime/kohaislame

Artikulli paraprakSI DO TË JETË GAZETARIA E SË NESËRMES?
Artikulli vijuesVdes Princi i Arabisë Saudite