Skandaloze: Gafurr Dugollit i caktohen 30 ditë paraburgim

Një gjykatë në Shkup ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, Gafurr Dugolli, ish-pjesëtar i UÇK-së që aktualisht punon në Ministrinë e FSK-së. Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar vëllai i tij, Bujar Dugolli.

“Ia kanë caktuar 30 ditë dhe kjo është një padrejtësi. Është për keqardhje që shteti maqedonas merr parasysh ligje e fletëarreste të Serbisë për banorët e Kosovës”, ka thënë Dugolli.

Familjarët e Dugollit kanë qenë në Shkup deri në orët e mbrëmjes në pritje të vendimit për të.

Artikulli paraprakLëvizja BESA: Haraçina po përmbytet nga mbeturinat (Foto+Video)
Artikulli vijuesVala e refugjatëve, dëbohen drejt Greqisë ata që kaluan ilegalisht kufirin