Sot, Asambleja Komunale e Skenderajt, votoi propozimin për Parkun e Biznesit, projekt ky që do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të Skenderajt!
Në Parkun e Biznesit të Skënderajt, planifikojmë së bashku me investitorët të hapen fabrika nga investitorët, sipas planeve tona, do të gjenerojnë mbi 1000 vende pune.Këtë lajm e ka bërë të ditur, vetë kryetari Bekim Jashari.transmeton Kumti
Lexojeni komunikatën e plotë:
Qytetarë të Skenderajt, gëzuar Parku i Biznesit!
Sot, Asambleja Komunale e Skenderajt, votoi propozimin për Parkun e Biznesit, projekt ky që do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të Skenderajt!
Prej ditës së parë të punës time në krye të Komunës së Skënderajt, jam përkushtuar që të sjell investitorë me të cilët do të punojmë së bashku për ta ngritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Komunës dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve komunale. Andaj, sot u bë hapi i duhur duke u krijuar edhe parakushtet e nevojshme për investime.
Në Parkun e Biznesit të Skënderajt, planifikojmë së bashku me investitorët të hapen fabrika nga investitorët, sipas planeve tona, do të gjenerojnë mbi 1000 vende pune.
Projektin e Parkut të Biznesit në Skenderaj e kam diskutuar me qytetarë, ekspertë, asamblistë dhe investitorë, duke marrë mbështetjen e të gjithëve për këtë projekt madhor për komunën tonë. Po ashtu, projekti ka marrë përkrahje edhe nga Presidenti i Republikës Z. Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Z. Kadri Veseli dhe Kryeministri Z. Ramush Haradinaj.
Sot, në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt “pro” projektit të Parkut të Biznesit votuan 16 asamblistë, 3 kundër, 1 abstenim, ndërsa seancën e braktisen 11 asamblistë. Ndjej keqardhje për ata asamblistë që nuk e kanë kuptuar sa duhet vullnetin dhe vendosmërinë time për të ofruar mundësi të re punësimi dhe zhvillimi për qytetarët e komunës së Skënderajt.
I falënderoj nga zemra, të gjithë deputetët e Komunës së Skënderajt, për besimin e shprehur sot, për një kapitulli të ri, ofrimin e mundësive për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës.
Unë kisha nderin dhe lavdinë e familjes, me të cilin do të jetoj tërë jetën time, por edhe pse hezitoja të merrja përgjegjësi në udhëheqje, respekti i madh i qytetarëve më obligon të jem pranë nevojave dhe interesave të tyre- punësimin dhe ngritjen e mirëqenies pa dallim.
Në Skenderaj, nga 22 Tetori, me tërë qenien jam në shërbim të qytetarëve, në pajtim me ligjin, transparencën dhe llogaridhënien, duke mos lejuar që interesi i individit të jetë përcaktues i zhvillimeve në komunën tonë.
Liria e Kosovës ka kuptim kur atë e shijojnë të gjithë!
I juaji,
Bekim Jashari