Shumica e sllovenëve votuan kundër martesës së homoseksualëve, sipas rezultateve paraprake jozyrtare të referendumit të mbajtur të dielën në Slloveni. Nga pothuajse gjysma e votave të numëruara, 62% e qytetarëve votuan kundër, ndërsa 38% kanë votuar për.
Ligjërisht vetëm 20% e votuesve duhet të votojnë kundër ligjit për martesat e homoseksualëve që të refuzohet. Sllovenët janë deklaruar nëse martesa mund të përkufizohet si një bashkim i dy njerëzve apo bashkim mes një burri dhe një gruaje, çifteve homoseksuale t’u jepet e drejta për të adoptuar fëmijë, transmeton Zhurnal.
Parlamenti slloven në mars kaloi një ligj, ku përkufizohet martesa në “bashkësi e dy personave” në vend të “bashkimit mes një burri dhe një gruaje” dhe çifteve homoseksualçsh u është dhënë e drejta si heteroseksualët të adoptojnë fëmijë.
‘’Ne jemi kundër ligjit që i merr të drejtën themelore fëmijës që të ketë nënë dhe baba’’, komentojnë kështu slovenët. Presidenti sloven Borut Pahor dhe kryeministri Miro Cerar e përkrahin ligjin sepse mendojnë se me këtë do të eleminojnë diskriminimin dhe do të garantojnë të drejta themelore për qytetarët.