Smartphone zëvendëson portofolin

Ka sipërmarrje paraprojë, që e çojnë më tej zhvillim e teknologjisë së pagesave. Në vendet skandinave sipërmarrja Start-up iZettle ofron përdorime, që i kthejnë smartphone në terminalë mobilë të kartave të kreditit. Bankat e mëdha suedeze duan që të prezantojnë këtë vit së bashku një teknikë, përmes së cilës klientët me celularë të transferojnë para nga gjirollogaritë. Jo të gjithë janë të kënaqur me këtë zhvillim. “Ka qytete, ku nuk është më e mundur të shkosh në një bankë dhe të përdorësh të hollat e saj”, thotë Curt Persson i Organizatës Kombëtare të pensionistëve. Për shumë njerëz të moshuar ky është një problem i madh. Veçanërisht në zonat rurale jo të gjithë e njohin përdorimin e kartave të kreditit.

Të mbijetosh në një “hapësirë të kufizuar jetese”
Ekspertët llogarisin, që monedhat dhe kartmonedhat të zhduken shumë plotësisht. Të hollat kesh do të mbijetojnë, tha vitin e kaluar Lars Nyberg i Bankës Qendrore Suedeze. Do të mbijetonjë “si krokodili, edhe pse është i detyruar ta kufizojë gradualisht hapësirën e tij të jetesës gjithnjë e më shumë”.
Shumë shitës janë skeptikë në lidhje me dixhitalizimin e pagesave. Hanna Çelik, që ka një kiok në Stokholm, thotë se për çdo transaksion ajo duhet të japë rreth 60 euro-cent në bankën e saj dhe ka një ligj e ndalon atë t’i kalojë shpenzimet në kosto e klientëve të saj, thotë . Zhvillimi nuk ka të bëjë vetëm me thjeshtimin e jetës së përditshme, por edhe me synimin e institucioneve financiare për të fituar./DW/kohaislame

Artikulli paraprakQepa
Artikulli vijuesKarimov kryen një krim të tmerrshëm: sterilizimin e dhunshëm të grave muslimane