Somalia e prekur nga thatësira, 4.7 milionë njerëzve u duhet ndihmë humanitare

Gati 4.7 milionë njerëz të goditur nga thatësira në Somali kanë nevojë për ndihmë humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Se ky është problem shumë i madh humanitar paralajmëroi edhe Frank Nyakairu, zëdhënësi i Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi në Kenia.

Ai në deklaratën për AA thekson se fenomeni atmosferik El Nino “pjesërisht është fajtor”, për thatësirën që ka goditur Afrikën Lindore.

“Të paktën 4.7 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë në ushqim për shkak të reshjeve shumë të pakta këtë sezon. Situata është alarmante kur është fjala për sigurinë e ushqimit në atë zonë. Gjithashtu, ekziston rreth 68 përqind e popullsisë e cila aktualisht është zhvendosur për shkak të thatësirës”, tha Nyakairu.

Sipas tij, të dhënat nga viti i kaluar tregojnë se në Somali janë regjistruar 307 mijë e 700 fëmijë të kequshqyer të moshës nën pesë vjet.

Artikulli paraprakEmiratet e Bashkura Arabe krijojnë Ministrinë e lumturisë dhe tolerancës
Artikulli vijuesSarajevë: “Hixhabi është e drejta ime”