Mendimi i mbi gjysmës së evropianëve është se kriza me refugjatët dhe rreziku nga terrorizmi në Evropë janë në masë të madhe të ndërlidhura mes tyre. Këto të dhanë i përkasin sondazhit të cilin së fundmi e publikoi qendra hulumtuese “Pew”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në tetë nga dhjetë shtete evropiane pjesëmarrëse në sondazh, mbi gjysma e të anketuarve kanë shprehur besimin se fluksi i refugjatëve ka rezultuar me shtimin e mundësive për akte terroriste në shtetet e tyre.