Sony përgatit model të telefonit në Windows Phone

Sistemi operativ i Microsoft, Windows Phone është duke fituar më shumë popullaritet pasi që së fundmi është raportuar se platforma mobile tashmë ka marrë 10 për qind të tregut në disa shtete të Evropës, duke iu falënderuar përkushtimit të kompanisë Nokia për prodhimin e modeleve të reja të telefonave në Windows Phone 8.

Ndërsa tani sipas një raporti të ri të publikuar thuhet se përveç Nokia-së dhe kompanive tjera të cilat tashmë kanë modele të telefonave në Windows, do të jetë edhe kompania Sony e cila do të krijojë një model të ri të bazuar në sistemin operativ, Windows, përkatësisht versionin e ri të saj – Windows Phone 8.

Sipas The Information thuhet se Sony është duke e konsideruar mundësinë e prodhimit të Windows Phone gjatë vitit 2014.

Duke e ditur popullaritetin e markës Sony, besohet se popullariteti i Windows Phone do të vazhdojë të rritet edhe gjatë këtij viti. / Tg/kohaislame

Artikulli paraprakDisa shenja që sinjalizojnë për sëmundjen e kancerit
Artikulli vijuesSamsung nxjerr në treg televizorin me ekranin më të madh në botë