Soros drejt ‘shkatërrimit’? – Amerikanët përgatisin ‘taksimin monstruoz’ kundër politikave të miliarderit

Miliarderi hungarezo-amerikan George Soros, pasuria e të cilit kap shifrën prej 30 miliard $ ëhstë në prag të një përballjeje fatale me shmagien e taksave, praktikën e tij të punës prej më shumë se tre dekadash.
Pasuria e Sorosit, e cila e ka bërë atë të renditet në vendin e 23 të 100 personave më të pasur në botë, ka ardhur më së shumti si pasojë e shmangjes së taksave dhe manipulimi të ligjit në të gjitha vendet e botës së pazhvilluar.
Megjithatë, duket se qeveria amerikane do ta detyrojë atë të hap arkën etij të kursimeve dhe të fillojë të paguajë për të gjitha vitet që ka anashkaluar çdo lloj legjislacioni ekonomik në Amerikë.
Në vitin 2013 Soros, i cili themeloi edhe Fondin e Menaxhimit, nga i cili akumuloi një shumë prej 13.3 miliardë $ përmes shmagjes së taksave tashmë do të përballet me pasojat e këtij veprimi. Sipas burimeve që vijnë nga financat irlandeze, Britiani e Madhe i ka kërkuar shtetit amerikan, të rishikojë vendimin për të ngushtuar hapësirën e veprimit ndaj biznesmenit duke anuluar klauzolën në legjislacionin amerikan, të krijuar nga vetë ai. Sipas këtij ligji, Soros propozoi  që ligji të lejonte shtyrjen e pagesave të taksave për një afat kohor më të gjatë se ekzistuesi, duke i dhënë kështu frymëmarrje menaxherëve dhe në të njëjtën kohë, duke anashkaluar pagesat e shpeshta.
 
Por, kjo solli një rritje të menjëhershme të parave të qarkulluara nëpër këto biznese, duke paguar në fund një taksë qesharake krahasuar me fitimet e këtyre fondeve. Për këtë arsye, Irlanda dhe shumë shtetet të tjera të Europës i kërkojnë Amrikës të rishikojë ligjin e propozuar nga Soros dhe të rivendosë masat shtrënguese për zhvillimin e aktiviteteve të ngjashme me këtë të Soros. Në këtë mënyrë, edhe ai do të jetë i detyruar të paguajë të njëjtën shumë siç paguajnë edhe biznesmenë të tjerë.
 
Edhe pse Soros thekson gjithnjë në fjalimet e tij publike se të pasurit duhet të paguajnë taksa më të larta se shtresa tjetër e popullësisë, ai vetë nuk i ka shumë përzemër ato duke bërë të pamundurën për ti anashkaluar apo shtyrë afatin e pagesave. Por, tashmë me shumë gjasa edhe ai do të jetë i detyruar të rishikojë praktikën e tij të punës duke u përballur kështu me një prej taksave më të egra, të quajtura ‘taksi monstruoz’, i cili do të penalizojë të gjithë ata që nuk kanë paguar në kohën e duhur taksat e biznesit të tyre, e mbi të gjitha të fondacioneve apo shoqërive që kanë krijuar.
Artikulli paraprakSkandal diplomatik: Ambasadori maqedonas lë shtatzënë diplomaten shqiptare
Artikulli vijuesE verteta vonon por nuk harron