78 të vrarë dhe luftimet vazhdojnë në Halep dhe Damask

Rrjeti për të drejtat e njeriut në Siri thotë se dje të mërkuren janë vrarë 78 persona. Shumica e tyre nga bombardimet në rrethinene Damaskut, Halepit dhe Idlib.

Ndërsa ushtria çlirimtare po zhvillojnë një betejë me forcat qeveritare në Halep për të kontrolluar mbi regjimentin 111 afër qytetit Daru Ize. Gjithashtu luftimet po vazhdojnë në Damask dhe Ladhikije.
Aktivistët thanë se forcat e regjimit bombarduan Damaskun, dhe se bombardimet u përqendruan në qytetin e Darja që gjendet në qendër të tokave bujqësore në afërsi të autostradës jugore, ku përleshjet u zhvilluan në një mjedis të lirë mes dy ushtrive dhe formale.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se përleshjet vazhduan në afërsi të qytetit, duke iu referuar bombardimeve të kopshteve, Harasta dhe dy urave në periferi të Damaskut nga avionët luftarak dhe artileri duke bombarduar vendet si Zebdani, Sejida dhe Zejnebja, afër Damaskut.
/mszh/Sh.Hulaj/kohaislame

Artikulli paraprakLotët e Dautoglu në Gazza, kryesojnë titujt e gazetave arabe
Artikulli vijuesMyftiu Tërnava mori pjesë në Konferencën e 8 të Këshillit të Lartë Islamik të Evro-Azisë