4 maji në gati gjithë botën shënohet në nderim të njerëzve që punojnë në profesionin e zjarrfikës dhe shpëtimit.
Zjarrfikësit kudo respektohen dhe cilësohen si heronj, ngase ballafaqimi i tyre me zjarrin shpesh është më i madh se sa fuqia e një njeriu të zakonshëm.
Përkitazi në shënim të kësaj dite, Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës organizon sot një konferencë për shtyp me qëllim që të bëjë publike të zjarrfikësve në Kosovë, e cila sipas tyre është mjaft e vështirë e pa definuar dhe e pa përballuar.
Në njoftimin e sindikatës thuhet se zjarrfikësve nuk u ofrohet as aplikimi i masave për mbrojtje dhe siguri në punë dhe nuk kanë përkujdesje institucionale.
Në këtë konferencë për shtyp, sipas njoftimit të Sindikatës Zjarrfikësve të Kosovës, do të bëhet publike se cilat do të jenë hapat e mëtutjeshëm të sindikalistëve si reagim për mos vullnetin politik të Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të zjarrfikësve.