Sot në Ankara mbahet Kongresi i AK Partisë

Ditën e sotme në Pallatin e Sportit Arena në Ankara do të mbahet Kongresi i 2-të i Jashtëzakonshëm i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) e cila deri më sot në Turqi në periudhën 14 vjeçare që ka drejtuar vendin ka mbajtur një kongres të jashtëzakonshëm dhe 5 të tjerë të zakonshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Punimet e filluara pas thirrjes më 5 maj të Kryeministrit Ahmet Davutoğlu për Kongresin e 2-të të jashtëzakonshëm kanë përfunduar si dhe përgatitjet në sallën ku do të mbahet kongresi ndodhen në fazën e fundit.

Për kongresin janë përgatitur 6 mijë ftesa të cilat iu janë dërguar ambasadorëve në vend përveç atyre të Egjiptit, Izraelit, Bangladeshit, Sirisë dhe Rusisë. Gjithashtu ftesat iu janë dërguar edhe shefave të misioneve turke, të gjitha organizatave të shoqërive civile, sindikatave dhe partive politike përveç partisë HDP. Për shkak të kohës të shkurtër theksohet se nuk janë bërë ftesa për të ftuar nga jashtë vendit.

Në kongres gjithashtu krahas Presidentit të 11-të Abdullah Gül, janë ftuar edhe kryetarët e rretheve që kanë qenë me detyrë që nga themelimi i partisë e deri më sot, deputetët e periudhës 22, 23, 24 dhe 25, kryetarët aktualë të rretheve dhe kryetarët e bashkive. Në kongres pritet që të marrin pjesë edhe afërsisht 50 mijë anëtarë.

– Yıldırım do të jetë kryetari i 3- të i Përgjithshëm-

Në kongresin ku do të votojnë 1.470 delegatë fillimisht do të mbajë një fjalim Kryeministri Ahmet Davutoğlu, dhe pas tij kandidati për kryetar të përgjithshëm Binali Yıldırım. Më pas do të kalohet në votim. Votimi do të mbahet në dy raunde, për kryetarin e përgjithshëm dhe për organet e tjera drejtuese të partisë dhe pritet që të përfundojë rreth orës 16.00 me orën lokale.

Artikulli paraprakKryetari i LDK-së në Prizren: Gabuam me Donika Gërvallën
Artikulli vijuesNë Austri sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale