Spekulimet, ja emrat e ministrave që do ndryshohen në qeverinë Rama-Meta

Kryesocialisti Rama për herë të parë pas pushimeve të verës, ka drejtuar mbledhjen e Grupit Parlamentar, nga ku ka folur gjatë përpara deputetëve për ndryshimet e përfolura të kabinetit të tij.

“Të gjitha aludimet për ndryshime në Qeveri janë produkte të atyre që nuk ia duan të mirën koalicionit tonë qeverisës dhe që na duan të keqen”, citohet të këtë deklaruar Rama.

Burimet nga mbledhja e grupit socialist i thanë Top Channel se Edi Rama ka bërë të qartë që e gjithë thashethemnaja mediatike për ndryshime në qeveri nuk ka asnjëlloj baze.

“Qeveria nuk do të ndryshojë dhe do të vazhdojë me vendosmëri punën për ndryshimin e Shqipërisë”, citohet të ketë deklaruar kryeministri.

Ai ka ritheksuar se Qeveria e tij është një skuadër dhe funksionon sipas parashikimeve të bëra qysh në krijimin e saj.

“Ata që kërkojnë ndryshime qeverie sot, nuk janë ata që na kanë votuar, por ata që ose janë kundërshtarët tanë, ose hanë bukë nëpër gazeta e media duke sajuar ngjarje, përhapur thashetheme apo nxitur diversione”, ka përfunduar Rama.

Këto deklarime brenda Grupit Parlamentar Rama i përforcoi kur u pyet nga gazetarët për ndryshimet e mundshme në Qeveri.

“Puna juaj është që ju mendoni, ju flisni, ju informoni, ju komentoni dhe kujtoni se ajo që është folur e kemi folur ne, ndërkohë që e keni folur ju”, deklaroi kryeministri.

Ilir Meta kaloi topin në gjysmëfushën e Edi Ramës përsa u takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Kreu i LSI-së, i pyetur nga Top Channel lidhur me zërat që qarkullojnë së fundmi në media për ndryshimet e mundshme në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së partisë që drejton.

“Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, standardet më të larta qeverisëse. Nëse ju jeni të kënaqur me impulset e deritanishme, unë nuk do të isha shumë i lumtur me këtë. Qeveria ka nevojë për impulse të reja”, tha Meta.

Top Channel: A do të ketë ndryshime në Qeveri?

Ilir Meta: Kjo është një pyetje që i takon kryeministrit Edi Rama

Meta u pyet nëse ai vetë i ka kërkuar ndryshime kryeministrit Rama në takimin e zhvilluar mes dy udhëheqësve të mazhorancës në Kryesinë e Kuvendit, ditën e shtunë, por zgjodhi mos ta komentojë këtë.

 

Artikulli paraprakPD: Shefi i kufirit në Dhërmi në shërbim të habilajve të Tahirit
Artikulli vijuesEmail për Shqipërinë Clinton-it, George Soros i shkruan 2 ditë pas 21 Janarit