Stamboll: Përfundojnë punimet e samitit Turqi-Irak sektori privat-shteti

Në Stamboll u organizua Samiti Turqi-Irak Sektori Privat-Shteti.

Në mbledhje u trajtuan marrëdhëniet midis Turqisë, Irakut dhe udhëheqjes lokale.

Në mbledhjen e organizuar nga Platforma e Zhvillimit merrnin pjesë burokratë, strategë, përfaqësues të sektorit privat dhe gazetarët.

Në mbledhje u theksua kërkesa për një Irak ku nuk ka kaos por mirëqenie, një vend i cili është në harmoni me vendet fqinje dhe ku organizatat terroriste të cilat kanë në shënjestër vendet përreth nuk mund të strehohen, një Irak demokrati, të stabilizuar dhe modern.

Në mbledhje gjithashtu u theksua se Turqia dhe Iraku kanë një të kaluar të përbashkët, dhe ato do të kenë edhe një të ardhme të përbashkët.

Në mbledhje u vlerësua edhe mundësia e investimeve së kompanive turke në Irak.

Artikulli paraprakTë drejtat individuale të pacientit
Artikulli vijuesFamiljet shqiptare; më të vogla në numër