Stefanoviq: Thaçi do të arrestohet, nëse vjen në Beograd

Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, tha sot se zëvendëskryeministri kosovar dhe një nga ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, do të arrestohet nëse vjen në Beograd.

“Nëse Thaçi vjen në Beograd, policia do të veprojnë në përputhje me ligjin dhe do ta sjellë atë para drejtësisë”, u tha Stefanoviq gazetarëve në Beograd, pas bisedimeve me Komisionerin Evropian, Christos Stylianides, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se dje zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi pohoi se diplomati kosovar ka pranuar ftesën nga një grup i organizatave joqeveritare në Beograd për të marrë pjesë në një konferencë që do të mbahet më 24 prill, ndërsa detyra e autoriteteve serbe është të garantoj sigurinë e tij.

Kujtojmë se Thaçi në Serbi është akuzuar për krimeve lufte nga një gjykatë në Serbi.kohaislame
Artikulli paraprak“Beni Dona” akuzon Komunën e Prishtinës se miu ishte montazh
Artikulli vijuesBlerim Shala sërish koordinator në bisedimet me Serbinë