Strasburg, mbi 50 vendime kundër Maqedonisë

Në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg gjatë vitit të kaluar janë sjellë 51 vendime gjyqësore kundër shtetit të Maqedonisë.

Në një raport të kësaj gjykate për të drejtat e njeriut theksohet se është rritur numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë ngritur akt-padi kundër shtetit në adresën e Strasburgut.

Raporti shqetësues i autoriteteve gjyqësore të Strasburgut i është dorëzuar edhe Parlamentit të Maqedonisë. Nga proceset e fituara gjyqësore nga ana e qytetarëve, shteti i Maqedonisë është i obliguar që në llogari të qytetarëve të dëmtuar të paguajë rreth 200 mijë euro.

Siç bëhet e ditur, në Gjykatën Evropiane në Strasburg në procedurë e sipër janë edhe rreth 70 raste të tjera që pritet të shqyrtohen dhe të jepen vendimet finale pro apo kundër shtetit të Maqedonisë.

Nga viti 1999 e deri në vitin 2011 janë sjellë 3181 vendime kundër shtetit të Maqedonisë, ndërsa rreth 2 mijë janë konsideruar të pabazuara dhe të pavlefshme. (INA/kohaislame

Artikulli paraprakSHBA-JA GODET SËRISH PAKISTANIN
Artikulli vijuesEpidemia e paturpësisë