Studentët dukagjinas: 4 euro një biletë për Prishtinë është shtrenjtë

Disa studentët gjakovar që studiojnë në Prishtinë kanë dalë në stacionin e autobusëve në Gjakovë, ku në një tavolinë të vendosur jashtë, kanë vendosur disa pyetësor nëpërmjet të cilëve po pyesin të tjerë kolegë nëse çmimet e biletave të autobusëve Prishtinë-Tiranë janë të larta.

Sipas organizatorit të këtij pyetësori, Ideal Zhaveli, ka thënë se ky pyetësor ka për qëllim matjen e disponimit të studentëve gjakovar për këto çmime sipas tij të larta.

“Duke marrë parasysh se edhe vet jam student, mendimi studentëve ka qenë që duhet liruar çmimi i biletave por tash më saktësisht përmes këtij pyetësori do ta marrim vesh mendimin e tyre”, ka thënë Zhaveli për televizionin lokal “Syri Vision”.

Studentja Leonita Gojani, thotë se për një biletë njëdrejtimëshe Gjakovë-Prishtinë paguan 4 euro dhe kjo është shumë.

“Katër euro për cmim të një biletë është shumë, sidomos duke e marrë parasysh gjendjen ekonomike. Masnej çmimi i naftës është ulur shumë. Përveç kësaj shumicën e rasteve, autobusët janë të stërmbushur, gjendja është shumë e keqe dhe gjithashtu nuk japin kuponë fiskal edhe nëse i kërkon”, ka thënë kjo studente.

Kryetari i Këshillit Rinor, Andi Batusha, ka thënë se 37 organizatat rinore në Gjakovë janë ankuar për çmimin e biletave dhe se ky çmim duhet të zgjidhet në bashkëpunim mes Komunës së Gjakovës dhe kompanive private të transportit.

“Deri tash e kemi vërejtur që nuk është një autoritet kontrollues që e përcakton sa duhet me qenë çmimi i biletave. Është konkurrencë e lirë mes kompanive. Ne po mundohemi që në mirëkuptim me kompanitë me ardhë deri tek një zgjidhje e qëndrueshme që studentët të përfitojnë gjithmonë”, ka thënë Batusha.

Sipas televizionit lokal, kompani të transportit kanë bërë ndryshime të çmimit të biletës. Studentët që kanë udhëtuar nga Gjakova në Pejë dikur kanë paguar 1.5 euro tashmë paguajnë vetëm 50 cent.

Të njëjtën gjë kërkohet të bëhet edhe nga kompanitë tjera që udhëtojnë drejt Prishtinës.

Artikulli paraprakKërkohet hetim për kontratën që krijon monopol në homologimin e veturave
Artikulli vijuesPër katër vjet, mbi 50 vdekje në vendin e punës