Një studim i ri pesë-vjeçar mbi dietën mesdhetare tregon se vaj ulliri, arra, fasule, peshk, mish i bardhë, fruta dhe perime çdo ditë janë përbërësit për një zemër të shëndetshme.
Studimi i gjërë dhe i menaxhuar me rigorozitet gjeti se kjo dietë mund të parandalojë rreth 30 për qind të goditjeve në zemër, tru dhe vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.
Gjatë këtij studimi, shkencëtarë nga Universiteti i Barcelonës shqyrtuan rreth 7 mijë e 500 të rritur që nuk kishin sëmundje të zemrës, por ishin duhanpirës, ishin mbipeshë ose kishin diabet apo faktorë të tjerë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.
Disa ekspertë i kanë kritikuar rezultatet e studimit, duke theksuar se pjesmarrësit e trajtuar me dietë mesdhetare nuk përjashtoheshin nga mundësia e goditjeve në zemër dhe tru, dhe se vaji i ullirit dhe arra janë kaq të larta në yndyrë dhe kalori sa që konsumimi i tyre “me shumicë” mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore. Por ekspertët e sëmundjeve të zemrës e vlerësuan studimin, duke thënë se kjo vërteton se sa e rëndësishme është një dietë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
You Might also Like
Pamjet e tmerrshme! Ja ç’ndodh kur të zë lija e dhenve
KUJDES: PAMJE SHQETESUESE Shumë prej nesh e mbajnë mend linë e dhenve si një…
By
Redaksia
0 Min Read
Lulja e lotusit në mjekësi
Në mjekësinë tradicionale kineze, lulja e lotusit është përdorur për të shëruar një sërë sëmundjesh.…
By
Redaksia
3 Min Read
Vaji i peshkut,10 dobit shëndetësore
Vaji i peshkut është i njohur si zvogëlues stresi, ndihmues në kthimin e vigjilencës tek…
By
Redaksia
5 Min Read
Mjalti mjekon dhe pastron lëkurën
Përveçse një produkt ushqimor me mjaft vlera, mjalti i shërben edhe lëkurës. Një përbërës shumë…
By
Redaksia
1 Min Read
3 Këshilla për dhëmbë të bardhë
Autor: Dr.stom.Flamur Havziu Dëshira për të pasur dhëmbë të bardhë është e rënësishme për shumë…
By
Redaksia
3 Min Read
Lënia e duhanit, ja disa mënyra të natyrshme
Për te lënë duhanin nevojitet shumë vullnet, por në ndihmë mund të na vijnë edhe…
By
Redaksia
2 Min Read
