Sudani i Jugut: Mbyten më shumë se 200 civilë të arratisur nga luftimet

Më shumë se 200 civilë të Sudanit të Jugut, të cilët po largoheshin nga luftimet që kanë prekur vendin, humbën jetën sot në mëngjes pasi u përmbys anija e mbingarkuar me pasagjerë, bëhet me dije nga burime ushtarake.

“Deri tani numri i personave të mbytur lëviz mes 200 dhe 300 civilë, madje ka shumë gra dhe fëmijë”, deklaron zëdhënësi i ushtrisë sudanezojugore, Koloneli Philip Aguer.

Ata po largoheshin nga luftimet në zonën e Malakalit, kryeqyteti i provincës së Nilit të Sipërm në Sudanin Jugor.

/trt/kohaislame

 

Artikulli paraprakEgjipt: Hapen votimet për referendumin kushtetues
Artikulli vijuesPër herë të parë Erdogan viziton Iranin