Suedi, shpërthim i fuqishëm godet Asociacionin kulturor turk në Stokholm

Shpërthimi ndodhi në të njejtën ditë me sulmin terrorist mbi automjetet ushtarake në Ankara

BRUKSEL (AA) – Media lokale suedeze informojnë se një shpërthim i fuqishëm ka goditur Asociacionin kulturor turk në Stokholm, raporton Anadolu Agency.

E përditshmja suedeze Aftonbladet shkruan se të gjitha dritaret e ndërtesës ishin thyer.

Lidhur me shpërthimin policia ishte njoftuar në ora 21:35 minuta sipas kohës lokale, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kishin shkuar disa vetura të ndihmës së shpejtë dhe ekipe zjarrfikësish.

Nuk janë raportuar dëmtime në njerëz, ndërkohë policia po heton shpërthimin.

Artikulli paraprakDavutoglu viziton të plagosurit që pësuan në sulmin terrorist në Ankara
Artikulli vijuesReagime nga e gjithë bota për sulmin terrorist në Ankara