Sulltan Sulejmani dhe plaka

Sulltan Sulejmani konsiderohet një nga Sulltanët më të fuqishëm të Shtetit Osman. Ai deshi të ndërton xhaminë më të madhe dhe më të bukur, që të mos gjendej askund e ngjashme dhe që i përhstatet personalitetit të tij. Atë që paramendoi edhe e realizoi.

Zgjodhi vendin më të bukur në Stamboll dhe filloi ndërtimin e xhamisë së madhe me katër minare. Xhamia u emrëtua sipas emrit të tij, xhamia Sulejmanije…

Thuhet që sulltan Sulejmani ka gjet ndërtimtarët më të mirë të cilët i paguante rregullisht, madje edhe më tepër nga çmimi i kërkuar, ashtu që të kishte më shumë sevape nga kjo vepër hajri. Shpesh herë edhe personalisht merrte pjesë në ndërtimin e xhamisë. Me ditë të tëra i mbikqyrte mjeshtrit si punojnë, ndërsa shpesh herë bartte gurëz të rëndë të cilët përdoreshin në themelet e xhamisë.

Kur mbaroi ndrëtimi i xhamisë dhe kur katër muezinët duhej të këndojnë ezanin e sabahut nga katër minaretë dhe të njoftojnë hyrjen e namazit të sabahut, atë natë ai ëndërron se në këtë vepër madhështore (hajrat) i takon vetëm gjysma e sevapit. U zgjua paksa i prekur, i habitur dhe ngapak i irituar dhe ashtu priti agimin dhe ezanin e parë.

Kur u zbardh, urdhëroi të thirren vezirët dhe njerëzit e ditur që të këshillohet me ta. Pasi ua tregoi ëndrrën, mori përgjigjen se në ndërtimin e xhamisë ka pjesë edhe dikush tjetër.

Sulltani shpërndau lajmëtarët e tij të pyesin a ka paguar apo dhuruar dikush diçka pa dijen e tij në ndërtimin e xhamisë. Pas disa ditëve, para sulltanit e sollën një plakë modeste. I sqaruan që jeton e vetme në një shtëpi të rrënuar dhe kinse ekzistencën e siguron ashtu që për çdo ditë lyp rrugëve të Stambollit.

– Po përse ma sollët këtë plakë? – pyeti sulltani.

– Sulltani ndershëm, ajo thotë që një ditë ka vërejtur që ndërtohet xhami e re, ka blerë 2-3 kilogramë gëlqere dhe i ka hudhur ke gëlqerorja perandorake, prandaj e sollëm – i thanë rojtarët.

– E nga çfarë mbijeton oj plakë e nderuar? – e pyeti sulltani.

– Nga mëshira e Allahut dhe bëmirësia e njerëzve të mirë – u përgjigj me zë amënor plaka.

– Sa gëlqere ke hudhur në gëlqerore? – pyeti sulltani.

– Eh, sikur ta dija, o udhëheqës fisnik. Ishin tre copëza, dhe asnjëra jo më e madhe se sa dy grushtat e njeriut kur të bashokohen.

Sulltani u çua, eci nëpër dhomën mbretërore, mandej me zë të ashpër i urdhëroi që ti sjellin tre qese me ari. Kur u kthyen sherbetorët, Sulltani iu afrua plakës dhe ia froi tre qeset dhe qetë i tha:

– Pranoje këtë nga unë, prej sot nuk do të kesh nevojë të lypësh.

Plaka çoi sytë, e ledhatoi butësisht me shikimin e vet dhe qetësisht i tha:

– O Sulltan Fisnik, Allahu të dhëntë gjitha të mirat dhe akoma më tepër pasuri, mirëpo nuk ka pasuri në botë për të cilën do ta shisja hajratin (bëmirësinë) time. Po, a nuk e dinë që Allahu shpërblen sipas nijjetit dhe mundit të dhënë. Insani (njeriu) duhet të angazhohet aq sa është në mundësinë e tij. Unë kam dhënë aq sa kam mund dhe posedoja, gjithashtu edhe ty ashtu ke vepruar. Prandaj Allahu na shpërbleu njëlloj.

Sulltani uli kokën dhe thellë psherëtiu. Atë ditë, qëndroi gjatë pranë dritares duke shikuar xhaminë e bukur. Ndërsa në vendin e plakës akoma qëndronin qeset me dukat.

Muhammedi alejhis-selam ka thënë:

“Kush ndërton një xhami, madje të vogël sikur foleja e zogjëve, Allahu do t’i ndërtoj shtëpi në Xhennet.”

URTËSIA

Nuk ngarkohet askush përtej mundësisë që ka, ndaj mos lejo të të ik rasti të japish nga ajo që të furnizoi Krijuesi i Madhërishëm. Kur e pyeti Pejgamberin alehis-selam një as’hab, çfarë të dhruoi ai që nuk posedon asgjë, i tha: “Buzëqeshja në fytyrën e besimtarit është sadaka.”

A thua nuk kemi mundësi madje këtë të bëjmë?!

Përktheu: Lutfi Muaremi

(Islampress)

Artikulli paraprakHistoria e gjyshit në xhenazen e të cilit bënte “tavaf” një pëllumb i bardhë
Artikulli vijuesRrëfimi për profetin Xherxhis