Sundimtari super i pasur i Bruneit ka vendosur të dënojë çdo banor të vendit të tij në rast se ata festojnë Krishtlindjet.
Sulltani i vendit të vogël, por të pasur me naftë, do dënojë me pesë vite burg ata që festojnë Krishtlindjen.
Nga frika se kjo festë do ndikojë mbi besimin e vendit të tij, Hassanal Bolkiah ka ndaluar festimet publike.
Brunei ka një popullsi prej 420 mijë banorësh. 60 përqind e tyre janë myslimanë.
Jomyslimanët mund të festojnë, por nuk duhet të tregojnë planet e tyre tek myslimanët.
Edhe alkooli është i ndaluar në këtë vend.
68-vjeçari është një nga njerëzit më të pasur në botë.
Ai ka në pronësi rrjetin e hoteleve Dorchester.
Mes tyre janë hotelet Beverly Hills dhe Bel Air.
Sulltani jeton në një pallat me 1788 dhoma, një garazh për 110 makina, ka 200 kuaj poni, pesë pishina dhe 350 banjo.
Vendi jeton kryesisht me të ardhura nga shitja e naftës.