Sulm i gabuar i NATO-s në Afganistan, vdesin 3 mjekë në Kunduz

Tre mjekë të Mjekëve pa Kufij kanë mbetur të vrarë nga një bombardim ndaj spitalit të Kunduz, qytet afgan nën kontrollin e talibanëve dhe prej ditësh areën e luftimeve me forcat e sigurisë së qeverisë. 30 persona të tjerë rezultojnë të humbur.

Sipas informacioneve të para, bombardimi në spitalin e Kunduz është një sulm i gabuar i avionëve të NATO-s, shkruan agjencia e lajmeve Pajhwok. Forcat amerikane kanë bërë një sulm ajror natën e kaluar mbi qytetin e Kunduzit, që “mund të ketë shkaktuar dëme të mëdha të një ndërtesese mjekësorë në qytet”, thotë një zëdhënës i forcave amerikane në Afganistan, koloneli Brian Tribus.
Talibanët kanë dënuar “sulmin e egër” nga ana e forcave amerikane mbi një spital civil në Kunduz City, ku “janë martirizuar dhjetëra mjekë, infermierë dhe pacientë”.
Artikulli paraprakShanse për paqe në Ukrainë?
Artikulli vijuesObama: Sulmet ruse në Siri – kundërproduktive