Një bombë që ishte vendosur në një veturë të parkuar në Bagdad ka vrarë sot 13 pelegrinë shiitë, të cilët po shënonin përvjetorin e vdekjes së një imami të respektuar, njofton REL.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në lagjen Saydiyah të Bagdadit, por ai i ngjante shumë sulmeve që së fundmi ka ndërmarrë grupi ekstremist Shteti Islamik.
Dhjetëra mijëra besimtarë shiitë e kanë kaluar në këmbë këtë javë rrugën që çon në lagjen veriore të Bagdadit, Kadhimiyah, ku është i varrosur imami i shekullit 8-të, Moussa al-Kadhim.
Forcat e sigurisë kanë bllokuar rrugë të rëndësishme në Bagdad, për t’i parandaluar sulmet kundër pelegrinëve të cilët tradicionalisht udhëtojnë në këmbë nga pjesë të ndryshme të Iranit.