Sulmi i ambasadës amerikane në Ankara/Liderët turq shprehin reagimin e tyre

Presidenti Abdullah Gyl dhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, i dërguan presidentit amerikan Barack Obama nga një mesazh në lidhje me atentatin organizuar dje kundër Ambasadës Amerikane në Ankara.

Presidenti Abdullah Gyl duke vënë në dukje se sulmi do ta fuqizojë edhe më tej vullnetin reciprok në luftën kundër terrorit, në mesazhin e tij thoshte: “E dënoj fuqimisht në emrin tim dhe të popullit turk këtë akt të pabesë. Për të nxjerrë përpara ligjit përgjegjësit e këtij sulmi të shëmtuar, të gjitha institucionet tona janë duke treguar përpjekje të mëdha në bashkëpunim me bashkëfolësit tanë amerikanë”.

Edhe Kryeministri Erdoan duke e dënuar ashpër sulmin në mesazhin e tij tha se të gjitha njësitë e sigurisë dhe të inteligjencës janë duke treguar të gjitha përpjekjet për zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes dhe për nxjerrjen e tyre përpara gjyqit për të marrë dënimin që meritojnë.

Kryeministri Erdoan tha se këto akte terroriste me Ambasadën Amerikane në shënjestër një të njëjtën kohë janë një sulm i bërë edhe kundër Turqisë dhe shtoi: “Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në bashkëpunim dhe solidaritet dhe ato do të vazhdojnë luftën kundër çdo lloj terrori me vendosmëri”.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Xhemil Çiçek në një deklaratë që bëri në lidhje me incidentin tha: “Kjo ngjarje tregon qartë nevojën për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër terrorit”.

Ndërsa Kryetari i Partisë kryesore në opozitë CHP, Kemal Këllëçdarollu, dënoi sulmin e bërë në Ambasadën Amerikane dhe tha: “Terrori duhet dënuar nga të gjithë së bashku kushdo që të jetë shkaktari dhe cilado qoftë justifikimi”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSkenaret e mundshme të sulmeve ajrore izraelite
Artikulli vijuesEgjipt-Presidenca: Vendosmëri absolute ndaj akteve të dhunës