Synimi i Turqisë është të jetë një nga 10 ekonomitë më të zhvilluara në botë

Erdoğan: “Bota është më e madhe se sa 5 shtete. Nuk mund ti lëmë 196 vende të botës nën mëshirën e fatit të vetëm 5 vendeve të cilat janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së. Ata ishin kushtet e kohës së Luftës së Parë Botërore

 

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur gjatë një ceremonie përurimi në Stamboll, ka bërë deklarata lidhur me zhvillimet e fundit. Ai në fjalën e tij e ka vlerësuar qendrën kulturore Turko-Amerikane në SHBA si qendrën e muslimanëve të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Bota është më e madhe se sa 5 shtete. Nuk mund ti lëmë 196 vende të botës nën mëshirën e fatit të vetëm 5 vendeve të cilat janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së. Ata ishin kushtet e kohës së Luftës së Parë Botërore. Tashmë Këshilli i Sigurimit duhet reformuar. Përse nuk ka asnjë shtet anëtar musliman? Të gjitha vendet janë të krishtera. A mund të themi që kjo është e drejtë? Ne kërkojmë një botë të drejtë dhe japim kontributin tonë për një botë të drejtë” ka pohuar më tej Erdoğan.

Ndërkohë në lidhje me luftën kundër terrorizmit Erdoğan u shpreh se: “Ne ju themi hapur. Ajo organizatë që ju ndihmoni (PYD), është organizatë terroriste. Mes PKK, PYD dhe DHKP-C nuk ka asnjë ndryshim. Kur rrënja është e njëjtë, ndërsa degët të ndryshme nuk do të thotë që janë të ndryshme organizatat. Ja pra organizata terroriste, fotografinë e personit i cili vrau civilët e pafajshëm në sulmin terrorist në Ankara, e vendosi në poster. Ajo organizatë terroriste që ju ndihmoni personin që vrau njerëz të pafajshëm e bëri poster dhe e vendosi në vendin të cilin kontrollon në Siri. Nëse PYD-në nuk e shikon si organizatë terroriste atëherë edhe sulmin në Ankara nuk e shikon si të tillë do të thotë. Kjo logjikë e cunguar mund të çojë deri tek mosnjohja si sulme terroriste, sulmeve të Brukselit, Parisit si dhe zoti mos e thëntë nëse ndodh një ditë në Londër apo New York. A nuk ishim të bashkuar në luftën kundër terrorizmit? Nëse ne nuk merremi dot vesh se cila është dhe cila jo organizatë terroriste si mund të luftojmë të bashkuar?”.

Duke nënvizuar se Turqia është një shtet që ka luftuar me sinqeritet kundër organizatës terroriste DAESH, Erdoğan në vazhdim tha: “Nuk ka shtet tjetër në botë të luftojë me kaq seriozitet dhe sinqeritet kundër DAESH-it. A nuk e shohim ne se shumica e shteteve të cilat kryejnë operacione ushtarake në Siri nuk kanë qellim kryesor DAESH-in? Nuk është fare e besueshme kur vendet shtiren si të interesuar për 20 – 30 mijë luftëtarë të huaj në këtë vend, ndërkohë që gjysmë milioni civilë kanë humbur jetën dhe nuk duan t’ia dinë fare për ta”.

Erdoğan në fjalën e tij tha gjithashtu se synimi i Turqisë është që në vitin 2023 të jetë një nga 10 ekonomitë më të zhvilluara në botë.

Në fjalimin e tij Presidenti i Turqisë nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e luftës kundër strukturave paralele. “Ju bëj thirrje juve që jeni këtu prezent dhe atyre që ndjekin atë personin në Pensilvania. Vëllezër ju lutem ta shpëtojmë mendjen tonë nga dhënia me qera. Në fenë tonë nuk i bëhet robëri robit. Robëri i bëhet vetëm Krijuesit. Por për fat të keq ata që bëhen rob i robëve janë në humbje, ndërsa ata që i robërohen Allahut janë të fituar”- u shpreh Erdoğan.

Artikulli paraprakPër sa orë gjumë ka nevojë një bebe e porsalindur?
Artikulli vijuesJa si i përgjigjet hoxha Bekir Halimi atyreve që i akuzojn myslimanët se i trajtojnë keq gratë