Tadiq e Daçiq pajtohen për bashkëqeverisje

Partia Demokratike e Boris Tadiqit dhe Partia Socialiste, që dikur drejtohej prej Sllobodan Millosheviqit, janë pajtuar që të riformojnë koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve, duke lënë jashtë opozitën e djathtë.

Në një deklaratë për media, Partia Demokratike, që në zgjedhjet parlamentare është renditur e dyta, tha se socialistët, që u renditën të tretët në zgjedhjet e së dielës, do të mbështesin liderin e Partisë Demokratike, Boris Tadiq për një mandat të tretë si president serb në balotazhin e 20 majit kundër lideri të partisë Përparimtare Tomisllav Nikoliq./BS/kohaislame

Artikulli paraprakParalajmërohen protesta në Maqedoni
Artikulli vijuesKeni krijuar varësi ndaj Facebook-ut?