Tajfuni ‘Etau’ godet Japoninë

Dhjetëra-mijëra njerëz u desh të largoheshin nga shtëpitë e tyre në gjithë Japoninë, si pasojë e motit të keq të përcjellë me stuhi shiu dhe vërshime.

Tajfuni Etau solli shi masiv, i cili tashmë dytën ditë rresht po e bllokon Japoninë.

Qindra shtëpi janë vërshuar, e si pasojë e rrëshqitjeve të dheut një person është zhdukur, përcjell KTV. Edhe kryeqyteti Tokio ka mbetur nën ujë, por më së shumti është goditur pjesa veriore e tij.

Në shumë zona uji arriti lartësi prej 1 metër, e ekipet e shpëtimit janë duke u munduar të zhvendosin qytetarët në zona më të larta.

“Reshje kaq të madh shiu dhe nivel kaq të madh të rrezikut kaherë s’kemi përjetuar”, tha njëri prej meteorologëve shtetërorë gjatë një konference për gazetarë. Shërbimi meteorologjik i Japonisë ka lëshuar paralajmërime për disa zona.

Artikulli paraprakMbreti Selman shuplakë ndaj Obamës!
Artikulli vijuesBabai mbyt tre djemtë e tij dhe më pas ther veten më thikë