Specialisti i ortopedisë dhe traumatologjisë prof. dr. Ali Erdem Bagatur, në një deklaratë për AA, tha se njerëzit që veshin këpucë me taka të larta dhe maje të mprehta duhet ti kushtojnë vëmendje sëmundjeve të këmbëve EDIRNE (AA) – Veshja e shpeshtë e këpucëve me taka të larta, këpucëve të ngushta, si dhe atyre me maje të mprehta mund të lënë pasoja të përhershme në zhvillimin dhe strukturën fizike të shputës, shkruan Anadolu Agency (AA). Specialisti i ortopedisë dhe traumatologjisë prof. dr. Ali Erdem Bagatur, në një deklaratë për AA, tha se njerëzit që veshin këpucë me taka të larta dhe maje të mprehta duhet ti kushtojnë vëmendje sëmundjeve të këmbëve. “Njerëzit që veshin këto lloje të këpucëve mund të përballen me çrregullimin e gishtit të madh (halluks valgus), ndërsa taket e larta dhe këpucët e ngushta mund të lënë pasoja të përhershme në strukturën fizike të shputës”, tha ai. Sipas Bagatur, për shkak të çrregullimeve të gishtit të madh, mund të paraqiten dhimbje në atë pjesë të këmbës duke e vështirësuar lëvizjen. Njerëzit me këtë lloj çrregullimi, ndodh që shpesh më vonë të mos jenë në gjendje për të vesh këpucë të mbyllura. Ai gjithashtu shtoi se këto defekte të shputave më të pranishme janë tek gratë dhe tha se disa persona për shkak të strukturës natyrore të kockave nga fëmijëria duhet pas kujdes të madh. Bagatur gjithashtu shtoi se ka pajisje të ndryshme për trajtimin e kësaj sëmundje, por, siç tha ai, asnjë prej tyre nuk mund të parandalojë këtë çrregullim. “E vetmja mënyrë për të kuruar këtë sëmundje është operacioni,” tha ai, duke shtuar se pas intervenimit kirurgjik është e nevojshme të vishen këpucë ortopedike, përndryshe problemi i njëjtë mund të përsëritet.
You Might also Like
Ushqimet më të mira dhe ato më të dëmshme për flokët
Flokët janë të uritur – për ushqimet e duhura! Në vend që të mbështeteni tek…
By
9 Min Read
Çfarë është Hepatiti autoimun?
Hepatiti autoimun është një sëmundje kronike, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon komponentët…
By
13 Min Read
Rrezatimi elektromagnetik; Sa i dëmshëm është për ne dhe fëmijët tanë? Si të mbrohemi prej tij?
A është rrezatimi elektromagnetik i sigurt? Ju me siguri jeni të ulur në një fushë…
By
12 Min Read
Superushqimi ne vjeshte
Gjatë vjeshtës është e rëndësishme të hamë ushqim që do ta përgatisë trupin tonë për…
By
2 Min Read
Këshilla për të ruajtur memorjen
Ku e lashë celularin? Ku i futa celësat e shtëpisë? Me siguri ju ka ndodhur…
By
3 Min Read
Ja çfarë shkakton duhani
Duhani është një element i cili sjell një sërë problemesh shëndetsore në organizmin tonë. Ai…
By
1 Min Read
