Takohen shefat e Apple dhe Samsung

Shefi ekzekutiv i ndërrmarrjes Apple, Tim Cook dhe ai i ndërrmarrjes Samsung, Choi Gee-sung, janë takuar gjatë ditës së sotme në San Francisco për të biseduar rreth çështjeve ligjore që po zhvillohen në mes të këtyre dy ndërrmarrjeve.

Takimi ishte caktuar nga një gjykatë federale në përpjekje për të ndihmuar ndërrmarrjet në arritjen e një marrëveshjeje, para se konflikti midis tyre të dalë në gjykatën federale në San Jose në fund të muajit korrik.

Sipas një raporti të Reuters, ndërrmarrjet janë të përfshira në 20 konflikte gjyqësore që kanë të bëjnë me problemet rreth patentave në 10 shtete të ndryshme të botës.

Sipas PCMag, rasti në fjalë kishte nisur në prillin e vitit 2011. Apple kishte akuzuar Samsung për imitimin e produkteve që përdorin sistemin operativ iOS me pajisjet e veta Galaxy S.

Një zëdhënës nga ndërmarrja Apple tha për Reuters: “Apple ka nevojë të mbrojë pronën e vet intelektuale kundër ‘kopjimit’.”

Kryetari i divizionit të celularëve të Samsung, JK Shin, tha që ndërmarrja dëshiron të zgjidh problemet e veta me ndërrmarrjen me seli nga Cupertino.

“Ekziston ende një hapësirë e madhe në luftën për patenta me Apple,” tha Shin. “Por ne ende kemi disa opsione për negociata.” /PCWorld Albanian/kohaislame/

Artikulli paraprakLargohet ambasadori amerikan nga Kabuli
Artikulli vijuesLinux i ri 3.4 sjellë shumë përmirësime