Tarashaj, lojtar i muajit në Zvicër

Shani Tarashaj është zgjedhur lojtar i muajit gusht në Superligën e Zvicrës në futboll.

Sulmuesi i Grasshopperit mori 23 mijë e 848 vota në anketën e “blick.ch”.

I dyti ishte Michael Lang i Baselit me 23 mijë e 186 vota.

Tarashaj 20-vjeçar është shndërruar ndër sulmuesit kryesor të Superligës së Zvicrës në edicionin e ri.

Ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje kampionate, përcjell koha.net. Ka shënuar edhe një në ndeshje për Kupë dhe një me ekipin U-21 të Zvicrës.

Artikulli paraprakMafia dhe trafiku i emigrantëve drejt Evropës
Artikulli vijues“Jemi shqiptarë, duhet t’i ndihmojmë refugjatët”