VMRO-ja fton anëtarësinë e saj për pjesëmarrje sa më të madhe të shtunën në Butel ku sipas paralajmërimeve do të vendosen themelet e kryqit.
Kjo bëhet e ditur nga organizata joqeveritare CIVIl e cila edhe ka siguruar një mesazh që po u dërgohet komiteteve komunale të VMRO-DPMNE-së. Në mesazh qëndron se është enevojshme që të gjithë, të cilët do ta marrin këtë mesazhin sjellin “të paktën 30 persona”.
Mesazhe të tilla po u dërgohen të punësuarve në administratë, por edhe në kompanive private që ofrojnë shërbime për qeverinë lokale apo qendrore.
CIVIL paralajmëron se është e mundur që pushteti të shfrytëzojë ndjenjat etnike dhe fetare për të devijuar vëmendjen e publikut nga situata e vështirë në të cilën gjendet vendi, përpara zbatimit të marrëveshjes politike të Przhinos dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Vendosja e kryqit vjen pasi vendosjes së një postamenti me shqiponjën në një rreth-rrotullim në lagjen e Topanës në Komunën e Çairit.