Të ndihmojmë Klajdin!

Klajdi Spahiu, nga Golemi i Kavajës, është një 20 vjeçar i prekur nga leucemia. Aktualisht ai ndodhet i vetëm në një spital në Mynih ku po lufton më këtë sëmundje të rëndë. Familja e tij ka shitur pothuajse gjithçka për shërimin e tij, por kjo nuk arrin vlerën e shumës së kërkuar për kurim.
“Duhej patjetër të nisja kimio-terapinë, në mënyrë që të fitonim kohë për kurimin. Kështu për shumë pak kohë familjes sime iu desh të siguronte shumën prej 80.000 euro që të nisja kurimin. Përveç vuajtjes së sëmundjes, më torturonte mendimi se ku do t’i gjente aq shumë para familja ime. Pas përfundimit të kimio-terapisë së tretë, mjekët na thanë që sëmundja është akoma e pamposhtur dhe duhet patjetër t’u nënshtrohem terapive të tjera, kostoja financiare e të cilave është e papërballueshme për ne.” thotë Klajdi.
Sikur të mos mjaftonin dhimbjet e shkaktuara nga kanceri, shqetësimi tjetër që po e mundon prej disa ditësh 20-vjeçarin, është ana financiare. Për shkak të kostos së lartë të kurimit, Klajdit i është ndërprerë ndihma mjekësore e spitalit. Me shpresën për t’u kuruar dhe me dëshirën për jetën, 20-vjeçari ka lëshuar thirrjen për ndihmë.
Miq të nderuar!
Zoti thotë në Kur’an: ” Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e të gjithë njerëzve” (al-Maide: 32)
Shuma që i nevojitet kësaj familje është 60.000 euro. Afati kohor, fatkeqësisht është i limituar, vetëm 4 javë për të bërë të mundur që Klajdit t’i kthehet sërish shërbimi spitalor.
Mos nguroni. Ky djalë mund të ishit ju. Mund të ishte vëllai juaj. Mund të ishte djali apo nipi i juaj.
========================
Nëse nuk keni mundësi financiare mos e harroni me lutje dhe SHARE thirrjen e KLAJDIT
========================
Për më shumë informacion kontaktoni të atin Arbenin ose të ëmën Vjollca Taip Spahiu
00355682371249
Në LEKE
ACC: 508000073CLIDCLALLB0
IBAN: AL3620516583000073CLIDCLALLB
Në EURO
ACC: 508000073CLIDCFEURDR
IBAN: AL4620516583000073CLIDCFEURD
Në USD
ACC: 508000073CLIDCFUSDBI
IBAN: AL4720516583000073CLIDCFUSDB
SWIFT CODE: NCBAALTX

VIDEO: https://www.facebook.com/NamaziI/videos/10153175406270518/

Artikulli paraprakMaqedonasit e Tabanocit janë futur në kamp si refugjat për të vjedhur rroba
Artikulli vijuesLëvizja BESA – Gostivar: Spitali i Gostivarit me kushte mesjetare