Telemjekësia shqiptare

Me ndihmën e Usaid, Ministria e Shëndetësisë ka mundur të ndërtojë qendrën e telemjekësisë pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Në ceremoninë e përurimit të saj mori pjesë Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo dhe ambasadori amerikan Aleksander Arvizu.

“Ministria e Shëndetësisë e ka mbështetur këtë nismë dhe vizion të paraqitur nga profesori Rifat Latifi dhe të mbështetur bujarisht nga USAID duke vënë në dispozicion mjediset më të mira të mundshme

“Jemi në dijeni se ka mungesa të ngutshme në të gjithë vendet përsa i përket ndihmës mjekësore dhe këto nevoja bëhen më të rëndësishme në vendet që është vështirë të shkohet dhe bukuria e këtij investimi është lidhja e spitalit të Shkodrës me atë të Tiranës. Shkodra është një qark i madh me 250 mijë banorë dhe ky investim u vjen në ndihmë banorëve”, deklaroi ambasadori Arvizu.

Një shumë prej 166 mijë dollarë për këtë projekt ka ofruar dhe Zyra e Ndihmës Humanitare e Komandës Amerikane për Europën dhe projekti në fjalë është koordinuar nga USIAD dhe Ministria e Shëndetësisë./tch

Artikulli paraprakPolici i vrarë ishte dëshmitar i Hagës
Artikulli vijuesLE TË NJIHET KONTRIBUTI I ELITËS MYSLIMANE SHQIPTARE