Kutia e zezë e avionit luftarak rus, që u rrëzua nga ushtria turke më 24 nëntor, pasi dhunoi hapësirën ajrore të Turqisë, ka shuar shpresat e Moskës zyrtare.
Ekspertët ushtarakë rusë, të cilët filluan të premten analizimin e kutisë së zezë, deklaruan se “ishte pamundur të përfitoheshin të dhëna ekzakte”.
Sakaq, nënkomandanti i Departamentit të Forcave të Armatosura të Rusisë për Sigurinë e Fluturimeve, Gjenerallejtënant Sergey Baytenov, bëri me dije se do të kërkojnë ndihmën e institucioneve shkencore të kësaj fushe për të deshifruar të dhënat e kutisë së zezë dhe se punimet mund të vijojnë për një kohë të gjatë.
Në një komunikatë të mëparshme, Kremlini pretendonte se kutia e zezë do të vërtetonte tezën ruse, se avioni luftarak i rrëzuar nga gjuajtësit turq tip F-16 nuk kishte bërë shkelje të hapësirës ajrore.
Mirëpo pala ruse, e cila nuk arriti të sigurojë nga kutia e zezë të dhënat e shumëdëshiruara prej saj, u justifikua duke thënë se të dhënat nuk janë fort të sakta.
Rusia kishte ftuar specialistë ushtarakë nga 14 vende të botës për analizimin e të dhënave të kutisë së zezë, që u gjend më datë 8 dhjetor; por përgjigje pozitive kishte marrë vetëm nga Kina, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
You Might also Like
ÇFARË ËSHTË MËKATI I ATIJ TEK I CILI NUK KA ARRITUR KUR’ANI?
ÇFARË ËSHTË MËKATI I ATIJ TEK I CILI NUK KA ARRITUR KUR’ANI? Pas një të…
By
Redaksia
13 Min Read
Shkup: Në zonat shqiptare mungon ndihma e institucioneve
Moti i keq i mbrëmjes së 6 gushtit i shoqëruar me stuhi dhe erëra të…
By
Redaksia
5 Min Read
Si i vodhi Enver Hoxha 300 ton flori nga Shqipëria?
Jeta dhe pushteti i Enver Hoxhës është një “mister” i gjallë për popullin shqiptar. Pavarësisht…
By
Redaksia
1 Min Read
Si ta forcojmë besimin
Vëllezër të dashur, do të flasim për një temë shumë të rëndësishme,për të cilën njeriu…
By
Redaksia
37 Min Read
Truri i njeriut dhe dallimet gjinore
Një studim i ri tregon se truri i njeriut nuk mund të kategorizohet në mënyrë…
By
Redaksia
3 Min Read
Kryqi s’do të ndërtohet, por Maqedonia do të kryqëzohet !
Miq të nderuar, Akti i parë i dramës me titull ,,Konstrukti,, nën regjinë e politikanëve…
By
Redaksia
1 Min Read
