Tërmet 6.7 ballësh në Japoni

Të enjten një tërmet me manjitudë 6.7 ballë goditi ishullin verior të Japonisë, Hokkaido. Lajmi është dhënë nga Agjencia Meterologjike e Japonisë.

Sipas medieve japoneze, mund të ketë ndryshime në nivelin e detit, por nuk pritet që vendi të goditet nga ndonjë cunami.

Gjithashtu, ende nuk ka asnjë të dhënë për dëmet që mund të jenë shkaktuar.

Tërmeti nuk ka shkaktuar ndonjë parregullsi në centralin bërthamor të Hokkaidos dhe atë të Tohokusë, të cilët janë mbyllur përkohësisht për të bërë kontrollet e sigurisë.

Artikulli paraprakLogoja e Ballazhit, ndër katër logot për shënimin e marrëdhënieve Shqipëri – Izrael
Artikulli vijuesNë Gjermani lind Angela Merkel siriane