Terror në burgjet e Maqedonisë, shqiptari nga Tetova është rrahur brutalisht, apo i ka rrëshqitur këmba?!

Një skandal i fuqishëm vazhdon të trondisë Maqedoninë. Kësaj rradhe në shënjestër është burgu i Shtipit ku gjenden pjesa më e madhe e grupit të Kumanovës të cilët u arrestuan më 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Në raportin e fundit të policisë të qytetit të Shtipit publikohet një lajm skandaloz ku thuhet se një i punësuar në burgun e Shtipit e ka kontaktuar policinë dhe e ka njoftuar se një i burgosur ka rrëshqitur dhe e ka thyer hundën dhe disa brinjë të gjoksit.

I burgosuri është nga fshati Nerazht të Komunës Tearcë të Tetovës. Mjeku i burgut të Shtipit ka konstatuar lëndime të rënda trupore, thyerje të ashtit të hundës dhe fraktura “thyerje të brinjëve nga ana e djathtë e krahërorit”.

“Zhurna” vë në dyshim raportin e policisë dhe shkaqet e lëndimit, për shkak të dyshimit se nga rrëshqitja nuk mund të ndodhin thyerje të brinjëve dhe të hundës, por vihet në dyshim se I burgosuri shqiptarë nga Tetova se mos vallë ka qenë viktimë e torturës policore dhe të gardianëve maqedonas të burgut në Shtip.

Ndryshe, i burgosuri 40 vjeçar nga Tetova është shqiptar.

Artikulli paraprakBeteja e Koshares, e parë me sytë e serbëve [video]
Artikulli vijuesAzizi nga BESA ka një zgjidhje për krizën politike, thotë se anketa e terenit është më e sakta