Pas festave të komunitetit ortodoks në vend, Buzmit dhe Krishtlindjeve, kryetarja e komunës znj. Teuta Arifi sot vizitoi ipeshkvin e Tetovës z.Josif.
Në takim u diskutuan tema të ndryshme rreth tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar, si dhe sfidat me të cilat komuna e Tetovës u perballë vitin që shkoi, e në veçanti menaxhimin e situatës me vërshimet në komunën e Tetovës, thuhet në njoftimin nga komuna e Tetovës pas takimit të kryetares së komunës me Ipeshkvin e Tetovës.