Thaçi: Macron së shpejti në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi ka lajmëruar vizitën së shpejti në Kosovë të homologut të tij francez, Emmanuel Macron.

“Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.

Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës. Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën. E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë”, shkruan Thaçi në FB.

Por edhe pse Francës, më saktë trupave të saj, i atribuohet ndarja e Veriut, presidenti kosovar mendon ndryshe.

“Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës”, shkruan Thaçi. /tesheshi

Artikulli paraprakBizneset kosovare shpenzuan 580 milionë euro për blerje gjeneratorësh
Artikulli vijuesÇfarë e shkarkoi Rex Tillersonin?