Thaçi ngushëllon Emiratet e Bashkuara Arabe për vdekjen e sheikut

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës i ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtarit të Dubait, për vdekjen e djalit të tij, Sheikh Rashid bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, në moshën 34 vjeçare.
“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e Sheikh Rashid bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Ai ishte një frymëzim për të rinjtë në të gjithë botën me përkushtimin dhe dashurinë për vendin e tij dhe me të gjitha veprat e mëdha që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij”, shkruan ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

“Populli i Kosovës është me popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë periudhë të dhembjes për vendin tuaj”, ka shkruar ai.

Zyra për Media në Qeverinë e Dubait ka njoftuar sot për vdekjen e Sheikh Rashid bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, në moshën 34 vjeçare.

Artikulli paraprakVIDEO – Kryetari i shtetit dhe Imam Jusufi (ngjarje e vërtetë)
Artikulli vijuesEdhe një fëmijë sirian mbytet në det