Thaçi përshëndet votimin e projektligjit për luftimin e financimit të terrorizmit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Kosovës për votimin e projektligjit për luftimin e financimit të terrorizmit.

Ai tha se Kosova ka miratuar ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovë që t’u bashkohen luftërave të huaja dhe Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm.

“Ndërkaq, fakti që në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja përbën sukseset e para të angazhimit tonë të përbashkët. Njëherësh, mbetemi të përkushtuar që të punojmë në deradikalizimin dhe riintegrimin e ish-luftëtarëve të huaj nga Kosova”, ka thënë Thaçi, raporton Koha.net.

“Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit”, theksoi ai në fund.

Artikulli paraprakTë krishterët kanë “mision për të konvertuar” myslimanët
Artikulli vijuesTakim parapërgatitor për Samitin e Ballkanit në Paris