Thirrje urgjente për krijim të Ushtrisë së Kosovës (Dokument)

Njohës të sigurisë, politologë, ekonomisë, gjuhëtarë e shqiptarë të profesioneve të ndryshme nga vendet më të njohura të botës, u kanë bërë thirrje institucioneve që sa më parë ta formojnë ushtrinë.


Ata me anë të një shkrese të përbashkët, kanë kërkuar që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë:

“Duke u thirrur në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe  të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm bëjmë thirrje për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në këtë kërkesë, transmeton gazetametro.net.

Kjo me qëllimin që sipas tyre, ushtria t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes të integritetit territorial e sovranitetit të vendit.

Ndërkaq, personat që kanë nënshkruar këtë thirrje janë nga vendet më të njohura të Evropës e botës, përfshirë këtu: Gjermaninë, Suedinë, SHBA etj. /gazetametro.net.

thirrja-1

thirrja-2

thirrja-3

Artikulli paraprakBënë shqiponjën, ministri grek: Dënim deri në 5 vjet?
Artikulli vijuesKosova mbetet vendi më i korruptuar në rajon