Thotë në Koshare la syrin dhe Serbisë i dha 7 fëmijë, tani jeton në mjerim

Shtetit i ka dhënë njërin sy dhe shtatë fëmijë, ndërsa tash për të nuk ekzistoj. Kështu e nis rrëfimin e tij për gazetën e Beogradit, “Blic”, Novisa Spasiq (37), me dekoratë të heroit të Koshares, i cili sipas tij kishte pësuar më 1999 duke shpëtuar shokun e plagosur, transmeton Koha

Novica nga Bojniku i Serbisë, i cili gjatë luftës në Koshare kur ishte 19 vjeç derisa po kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në njësinë speciale vëzhguese-diversante kishte humbur syrin e majtë dhe ishte plagosur në këmbën e majtë natën ndërmjet 14 e 15 prillit 1999, shkruan kjo gazetë. Ishte në vijën e parë të fronit në mbrojtje të karakollit të Koshares (në kufirin me Shqipërinë) ku po zhvilloheshin luftime të ashpra me forcat shqiptare dhe të NATO-s.

“Granata nga topat, minahedhësit dhe tepih bombat digjnin tokën e qiellin. Pash bashkëluftëtarin me këmbë të këputura në llogoren afër dhe ia dola të shkoja te ai. E mora në shpinë dhe e solla në transhenë time. Në atë moment ndjeva dhembje në tërë trupin, e pastaj diçka të ngrohtë nëpër fytyrë. Ishte ky syri im. Klitha n ga dhembjet, askush s’po më dëgjonte. Humba vetëdijen dhe u zgjova në spitalin e improvizuar në Gjakovë”, transmeton “Blici” rrëfimin e Novicës.

Shteti, vazhdon kjo gazetë, i kishte paguar Novicës protezën e parë me afat përdorimi katërvjeçar. Ndërsa ky tash dhjetë vjet më kot përpiqet të marrë një protezë të re, meqë e vjetra tashmë i mbledh qelb.

Novica pas luftës ishte martuar dhe tash ka shtatë fëmijë.

Sërish do të mbroja shtetin nëse është e nevojshme për hir të popullit tim, por jo të politikanëve që e kanë shtiru Kosovën dhe që nuk respektojnë heronjtë e vet”, citon gazeta Novica Spasiqin, i cili është dekoruar me medaljen e heroit. Gazeta ia qan hallin atij që jeton në mjerim, edhe pse, sipas saj, Serbisë ia fali njërin sy dhe i dhuroi shtatë fëmijë.

Artikulli paraprakShqipëria s’ka pretendime territoriale, do vendosjen e drejtësisë së munguar
Artikulli vijuesHistorianët e Deçanit u kërkojnë gjykatëseve të Kushtetueses heqjen e nënshkrimeve për Manastirin