Tiranë: Ujku ia kafshoi dorën, kur 2 vjeçarja i zgjaste një biskotë

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës, kur një vajzë e vogël dy vjeçe është kafshuar nga ujku në Kopshtin Zoologjik në Tiranë.

Vajza ndodhej bashkë me babanë e saj për të parë nga afër ato pak kafshë që kanë mbetur. Ajo po i afronte kafshës një biskotë kur ai e sulmoi.

2-vjeçarja mori një gërvishtje të lehtë në dorë, ndërsa i ati e dërgoi në Urgjencë, ku thotë se i është dashur të blejë vaksinën vetë. Përveç tronditjes psikologjike, pas mjekimit vajza ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Artikulli paraprakKëto tre pije shkatërrojnë thartirën në lukth
Artikulli vijuesNëse pini duhan për më shumë se pesë vite, kjo recetë do t’ua pastrojë mushkëritë