Tomovska: Institucionet shtetërore po injorojnë Tabanocin dhe problemin me refugjatët aty

Aktivistja Sandra Tomovska në rrjetet sociale komentoi injorimin e institucioneve shtetërore ndaj Tabanocit. Sipas saj ky injorim është i padrejtë dhe se shteti duhet të kujdeset për Tabanocin dhe problemin e refugjatëve në Tabanoc së paku njëjtë si kujdeset në Gjevgjeli, transmeton zhurnal.mk

“ Sot në kuadrin e vizitës së politikanëve maqedonas, eurokomisari Han i shoqëruar nga Cavkov do të vizitojnë qendrën e refugjatëve në Gjevgjeli. Në agjendë përsëri qëndron se nuk do ta vizitojnë Tabanocin.
Cavkov njëherë paralajmëroi se do të vije me sekretarin shtetëror francez, por nuk u paraqit për arsye të panjohura.

Jo që vizita e tyre do t`ia ngris duart aktivistëve, mirëpo dje u miratua masa me të cilën gjendja kritike në dy kufijtë vazhdon të jetë në fuqi deri me 16 qershor, ndërsa këtu, Tabanoci sikur të jetë një gropë qorre e shtetit. D.m.th ka qenë pikë dalëse, dhe nuk ka vlerën si pika hyrëse.

Deri tani askush përveç Suzana Saliu, përndryshe drejtoresh e Qendrës për menaxhimin me krizat, nuk erdhi, së paku të jap dorën për asgjë më shumë.” , shkroi Sandra Tomovska

Artikulli paraprakRexhepi: OJQ-të krishtere po tentojnë të shpërndajnë krishterimin te refugjatët në Gjevgjeli
Artikulli vijuesPPD i përgjigjet pozitivisht ftesës së Lëvizjes BESA