Top 10 kërkimet në Google gjatë vitit 2012

Në vitin që po e lëmë pas, vëmendja e botës është lëkundur mes ngjarjeve tragjike, interesante dhe në disa raste edhe qesharake. Dhe padyshim se secila prej këtyre ngjarjeve ka kaluar nëpër klikimet e shumta të shfletuesve të internetit – duke filluar prej puthjes mbretërore në Angli, tek modeli i fundit i iPad dhe kërcyesin e guximshëm nga stratosfera.
Sipas raportit të fundit të motorit më të madh të kërkimit në botë, Google.com, thuhet se nga miliarda kërkime në internet, Whitney Houston ishte temë më në trend, e përcjell edhe nga kënga e famshme e bendit Korean PSY – Gangnam Style, e cila është afër arritjes së 1 miliard klikimeve në YouTube.

Në vendin e tretë, sipas Google, është super-stuhia e dëmshme Sandy, e cila ka rrëzuar shumë objekte dhe ka përmbytur pjesë të Bregdetit Lindor në mes të një fushate presidenciale në SHBA.

Kërkimet tjera të mëdha, të cilat ishin në trend në nivel global ishin edhe temat si: tableti më i ri i Apple, iPad 3 dhe Diablo 3, video-loja e famshme.

Në top dhjetëshe, si temat më të kërkuara të vitit ishin edhe shtatëzënija mbretërore, Lojërat Olimpike në Londër, Amanda Todd, një tinejxhere kanadeze e cila bëri vetëvrasje të befasishme pas kërcënimeve të marra online, Michael Clarke, aktori i “Green Mile” i cili vdiq pas sulmit në zemër në shtator të këtij viti, edicioni i 12 i “Big Brother në Brazil”.

Artikulli paraprakHelmi i bletes kunder reumatizmit
Artikulli vijuesSi të aplikoni për Partneritet në Youtube?