Gjykata e Drejtësisë në BE vendosi ditë më parë që personat e trashë mund të konsiderohen si persona me invaliditet, që do të thotë se janë të mbrojtur me ligjin për ndalimin e diskriminimit në vendin e punës, transmeton koha.
Vendimi u mor pas një kërkese për rishikim, të cilën e kishte dërguar gjykata në Danimarkë, që aktualisht është duke e rishikuar apelin e Karsten Kaltoftit. Ai u ankua tek autoritetet lokale për shkarkim të paligjshëm.
Kaltoft, pesha e të cilit nuk ka qenë kurrë më pak se 160 kg ndërsa ishte i punësuar, pohon se trashësia e tij është një nga arsyet se pse ai e ka humbur vendin e punës dhe se ky është një diskriminim i paligjshëm. Këshilli lokal në Danimarkë i hodhi poshtë këto akuza.
Gjykata e BE-së me seli në Luksemburg konstatoi se ligji i punës i BE-së nuk e ndalon konkretisht diskriminimin e bazuar në trashësi dhe se ligji nuk duhet të zgjerohet për ta përfshirë situatën, transmeton koha.net.
Megjithatë, gjykata deklaroi se, në qoftë se trashësia e punëtorit e vështirëson “pjesëmarrjen e plotë dhe efektive të personit në jetën profesionale në kushte të barabarta me punëtorët e tjerë”, ajo duhet të konsiderohet si invaliditet.
Ky përfundim rezulton në zbatimin e ligjit për ndalimin e diskriminimit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2008 rreth 23 për qind e femrave dhe 20 për qind e meshkujve në Evropë janë me mbipeshë.