Tre refugjatë mbyten në Gjevgjeli

Tre refugjatë janë mbytur ndërsa 23 të tjerë kanë shpëtuar gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin “Lumi i Thatë”, informojnë nga organizatat joqeveritare aktive në terren.

“Tre persona janë mbytur në Gjevgjeli ndërkohë që po punohet në zbardhjen e identitetit të tyre. Ekipet janë në terren dhe po kryejnë hetimet”- konfirmuan  nga Ministria e Punëve të Brendshme, për të shtuar se gjatë ditës do të shpalosin më shumë detaje. Sipas MPB informatën për tragjedinë e kanë marrë rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Viktima janë dy burra dhe një grua, ndërsa 23 persona janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në qendrën transitore Vinojug ku po marrin ndihmën mjekësore.

Artikulli paraprakAhmeti ngushëllon Turqinë: Jemi pranë jush
Artikulli vijuesVIDEO – Një ngjarje në kuizin: Kush do të bëhet Milioner