Tre shqiptar arrestohet në Itali pasi i’u gjetën 1,1 kg kokainë

Një tjetër operacion antidrogë në Italinë fqinje, këtë herë në Peskara, ka çuar në prangosjen e 3 shtetasve shqiptarë për zotërim me qëllim trafikimin, të rreth 1 kilogram kokainë të pastër. Droga është sekuestruar nga karabinierët e “Njësisë Investigative të Komandës Provinciale të Peskarës”, në operacionin e titulluar “Pindaro”.

Tri shqiptarët e arrestuar janë Klejdi Abdyli, 26 vjeçari që ka marrë kokainën, si dhe Armando Mamutllari, 31 vjeç, e Jurgen Sokoli, 20 vjeç. “Blici” i ushtarakëve është kryer në fund të një aktiviteti vëzhgimesh dhe ndjekjesh të tri të rinjve, që endeshin në mënyrë të çuditshme mbrëmjen e djeshme në rrugën “Pindaro”, teksa dy prej tyre i kanë dorëzuar një karrocë një të treti, i cili mbërriti me biçikletë, por që më pas iu drejtua një motori të cilindratës së madhe të lënë anës rrugës.

Të tri adoleshentët iu nënshtruan kontrolleve personale dhe atyre shtëpiake, ndërsa në shtëpinë e Abdylit u gjetën 1,1 kg kokainë dhe 14 mijë euro të fshehura në dhomën e gjumit, që me të gjitha gjasat vinin nga shitja e drogës. Nëse kokaina do të shitej në treg, ajo do të kapte vlerën e rreth 100 mijë eurove.

Artikulli paraprakSerbia dënon imamin që vendosi flamurin shqiptar në xhaminë e Preshevës
Artikulli vijuesVIDEO – Ajo tha: Muhamedi është njeri i keq (ngjarje e vërtetë)