Pas varrimit shkoi ta ngushëlloj burrin që i kishte vdekur gruaja. Pa se ishte në gjendje të vështirë materiale. Fëmijët ishin të vegjël, ndoshta as nuk e kuptonin se e kanë humbur nënën. Kur doli nga shtëpia, njeriu e luti të marr një dhuratë. Efendiu nuk pranoi, mirëpo ky ishte këmbëngulës. Kur doli në oborr, efendiu ato 50 eurot ia dhuroi fëmijës që luante jashtë duke i thënë t’i blej diçka babai. Sapo arriti tek shtëpia e tij, efendiu pa disa njerëz që nuk i kishte parë më parë. Kishin ardhur të blejnë disa levha të vjetra që me muaj qëndronin tek ai. Shumë shpejt u morën vesh, ndërsa ata i dhanë 500 euro…
***
Në xhuzin e tetë ekziston ajeti që thotë se ai i cili vjen tek Allahu me vepër të mirë, Ai do t’i jap shpërblim të dhjetëfish. Besimtari është i bindur se me çdo sadaka, buzëqeshje, fjalë të bukur, me falje ndaj të tjerëve, ai vetëm fiton, nuk humb asgjë. Fiton edhe në dunja edhe në ahiret. kështu na mëson Kurani…
Perktheu: Islampress